FOTO: 1988, vendvarrimi i Skënderbeut para dhe pas memorialit

Në kuadër të Vitit të Skënderbeut është parashikuar edhe restaurimi i Memorialit të Heroit tonë Kombëtar.Ai është ngritur me 23 Nëntor 1981 dhe është projektuar dhe ideuar nga “Skulptori i Popullit” Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi.Ai shtrihet në zemër të qytetit antik të Lissusit dhe ka një sipërfaqe rreth 225 metra katrorë e lartësi 11 metra.Në vitin 1988, Muzeu Historik-Lezhë ka përgatitur një botim të posaçëm kushtuar memorialit.Botimi historik, që ka si redaktore Feride Paplekën e formulues grafik Françesk Zirin, përmban edhe një serë fotosh interesante se si ishte qyteti i Lezhës dhe zona e vendvarrimit të Skëndërbeut, para dhe pas ndërtimit të memorialit.Për fotografitë që shoqërojnë botimin është kujdesur Naim Kasapi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT