Vettingu në drejtësi dhe në politikë/ Yuri Kim nis ndërmjetësimin, takon Ballën e Rushajn

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se nuk do të ketë bisedime PS-PD në gjuhën angleze, ndërkombëtarët duket se e kanë marrë situatën në dorë, duke negociuar mes pozitën e opozitën për ccështjen e ndryshumeve kushtetuese.

Në kryesinë e Kuvendit është ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me dy kryetarët e grupeve parlamentare Taulant Balla të PS-së dhe Alfred Rushaj të PD-së.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zbardhur takimin me krerët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, me të cilët thotë se ka diskutuar në lidhje me prioritetet e tyre legjislative.

“Faleminderit krerëve të grupeve parlamentare Taulant Balla dhe Alfred Rushaj për takimin e sotëm ku ndamë pikëpamjet mbi prioritetet e tyre legjislative. Është e rëndësishme që palët të trajtojnë njëra-tjetrën me respekt të ndërsjellë, të flasin sinqerisht për dallimet, të ngrihen mbi paragjykimet kur është e mundur”, shkruan Kim në postimin e saj, ku ndan dhe një fotot me dy krerët e grupeve parlamentare.

Ky takim vjen në një kohë mes dy palëve ka ndarje për vettingun në drejtësi, shtyrjen e afateve të organeve të KPK-së e KPA-së, ndërsa sociliastët kanë dalë hapur kundër vettingut në politikë, nisma e PD-së që kërkon ta realizojë përmes ndryshimeve kushtetuese.

PS kërkon që të veçojë zgjatjen e afateve të komisioneve të Vetingut, nga reforma territoriale apo ajo zgjedhore dhe vetingu i politikanëve që janë kushte të demokratëve.

PD nga ana e saj kërkon që në Kushtetutë të ndërhyrhet vetëm një herë, dhe me konsensus mes palëve. Zgjatja e afateve të Vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve kanë marrë dakordësinë e SHBA-së, dhe nuk dihet nëse ambasadorja do të bëjë presion mbi opozitën, që të trajtojë me prioritet këtë çështje. Tashmë ndërkombëtarët janë hedhur në aksion dhe një marrëveshje e re politike PD-PS mund të shfaqet në sfond. Socialistët mund të lëshojnë ndaj demokratëve ccështjen e reformës territoriale dhe atë për reformën zgjedhore si kompromis./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT