Ekziston fjala “tripoli” në gjuhën shqipe?
I nderuar lexues!Tripoli në shqip quhet një shkëmb silicor i shtresëzuar, shumë i imët, i lehtë dhe i thyeshëm, i formuar thuajse krejtësisht nga mbeturina të grimcave mikroskopike të opalit. Është i bardhë, i përhimë, i verdhë, i kuqerrem etj. Tripoli përdoret si filtër, si ndajthithës për nitroglicerinën, si dhe si material gërryes për lëmime të imëta. Tripoli në Shqipëri është i përhapur në Zonën Jonike, në antiklinalin e malit të Gjerë, në qafën e Muzinës, pranë Lefterohoit etj. Sipas arkeologëve gjendet ndërmjet depozitimeve të jurasikut të mesëm e të sipërm./ZgjohuShqiptar.info