“Pritet konfiskimi i pasurisë dhe…”/ Frrok Çupi: Berishën dhe Metën i pret i njëjti fat, janë në ditët e tyre të fundit

Analisti Frrok Çupi beson se Sali Berisha dhe Ilir Meta do të kenë të njëjtin fat. Nga studio e emisionit “Breaking” në Top News, Çupi u shpreh se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë në ditet e tyre të fundit, dhe do të pozicionohen në të njëjtin front kundër Lulzim Bashës.
“Pritet që Ilir Meta të lërë zyrën. Do ketë masa të tjera ndaj Berishës. I pret i njëjti fat. Po presin ditën e fundit. Ka një atmosferë që Berisha dhe Meta do bëhen bashkë. Prandaj e përmendi Basha trekëndëshin e Bermudës. Frika e Bëshës është kur Meta të lërë presidencën.
Berisha po bën zhurmë për të treguar se është i fortë. Ai bëri thirrjen e hapur “dhëmb për dhëmb” me Amerikën, unë kuptova se i ka ditët e numëruara. Ligjet do veprojnë pa dyshim”, tha Çupi.
Por analisti Genc Burimi mendon ndryshe. Ai solli shembullin e Edi Ramës, kur sulmonte hapur Donald Trump
“Unë nuk e kam dëgjuar Sali Berishën duke sulmuar presidentin e SHBA. Ne kishim Edi Ramën që sulmoi në mënyrë barbare presidentin Trump. Unë nuk mendoj se Basha është në pozicion komod. Ai po kalon krizën e jetës së tij. Është një tmerr pa fund për Bashën”, tha Burimi.
Nga ana tjetër, Frrok Çupi shtoi se pritet edhe konfiskimi i pasurisë se ish-kryeministrit.
“Nuk e di si do shkojë gjyqi, por që do shkojë në gjyq, do shkojë patjetër. Pritet edhe konfiskimi i pasurisë së tij.”, tha Çupi./Gazeta SHQIP