Frrok Çupi: Sali Berisha është barbar, shkel mbi kufomat e tij. Ka vrarë…

TIRANË – Analisti Frrok Çupi deklaroi në emisionin “Breaking” se Sali Berisha gjeti dje ditën më të papërshtatshme për të sulmuar Lulzim Bashën.

Kandidati i vetëshpallur për kryetar të PD, nuk e ngushëlloi kryedemokratin për humbjen e të atit dhe sipas Frrok Çupit, këtë nuk e bëjnë as anëtarët e ISIS.

Çupi deklaroi se Berisha është  një person barbar, që shkel mbi kufomat e tij.

“Po i bëhet një nder shumë I madh Lulzim Bashës, pasi po largohen shumë njerëz pa vlerë, duke shkuar në takimet e Berishës.  Gjysma e pjesëmarrësve  në foltoren e Berishës janë të njëjtë, shkojnë kudo. Në Kamzë kishte edhe shumë socialistë. Pati edhe pyetje provokuese.

Berisha po përdor të njëjtën kasetë. Mllefi ndaj SHBA, Bashës. Ajo natyra primitive e tij. Për shkak të emocioneve, Berisha ka shkaktuar krime deri në vrasje. Nuk i bëri as ngushëllim Lulzim Bashës, për humbjen e të atit. Xhelali ishte nje burrë i urtë. E ka takuar qindra herë Berishën. Shiko sa makabre është .

Në momentin që varrosej i ati i Lulzim Bashës, ky sulmonte kryetarin e PD. Më besoni, këtë nuk e bëjnë as anëtarët e ISIS. Sali Berisha nuk e kontrollon dot veten. Sali Berisha shkel mbi kufomat e tij. Është barbar, emocional. Shpresoj që ta kalojë këtë situatë pa bërë gjëra të papranueshme”, tha Çupi në “Breaking”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT