Berisha mashtroi, asnjë padi NUK I ËSHTË PRANUAR në Paris (DOKUMENTI)

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk ka treguar të vërtetën. Gjatë “Foltores” së organizuar në Kavajë, Berisha deklaroi se Gjykata e Paristi kishte pranuar padinë e tij ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Por gazetari Albi Xhunga kontaktoi me zv/Prokurorin Vincent Plymas, në gjykatën e Parisit.

Dhe sipas përgjigjes zyrtare të këtij të fundit, nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë, por me regjistrim ose quajtur ndryshe protokollim të saj.

“Zbuluam që nuk ka një padi të pranuar nga Berisha ndaj Blinken, por vetëm një protokollim të kësaj padie. Deklarata e Berishës se gjyqtari ka pranuar padinë e tij, është mashtrim publik. E bazuar në asgjë. Pse është gënjeshtër? Sepse kontaktuam gjykatën e Parisit dhe zyra e marrëdhënies me shtypin na informoi që nuk kemi të bëjmë me një pranim të padisë por me një regjistrim. Nuk është marrë asnjë vendim. Kërkova info shtesë dhe më ka ardhur dhe përgjigja,” tha ai për emisionin “Zona Zero”.

640 0 6182d4299b302 576x1024 1

Back to top button
LAJMET E FUNDIT