“Njeriu i FBI”/ Ambasadorja Yuri Kim takohet me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nanon

TIRANË – Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Takimi ka nisur rreth orë 10 e 30 minuta dhe është takimi i parë zyrtar mes ambasadores së SHBA dhe kryepolicit Nano, i cili mori detyrën më 7 tetor.

Kush është Gledis Nano

Gledis Nano vjen nga një karrierë gati 20-vjeçare në Policinë e Shtetit, ku 5 vitet e fundit ka shërbyer në krye të Antiterrorit, ku ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ka udhëhequr operacione të vështira, siç ishte riatdhesimi i qytetarëve shqiptarë nga kampi i ferrit në Siri “Al-Hol”.

Një operacion ky mjaft i vështirë e ku pas kthimit nga Siria Gledis Nano u shfaq përballë medias mjaft i emocionuar.

Operacionet që Gledis Nano ka udhëhequr kanë qenë të vështira e që kanë rezultuar të suksesshëm siç janë zbulimi i një celule terroriste që planifikonte sulme në Tiranë, dëbimi i diplomatëve iranianë, ndërsa në vitit 2013, ai u mor me hetimin e dosjes së “Imamëve”.

Veç trajnimeve të ndryshme ndërkombëtare nga agjenci të njohura në fushën e sigurisë, Gledis Nano në vitin 2017 u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT