Paralajmërimi në parlament/ Askush nuk do lejohet të futet në lokale pa pasaportë vaksinimi

TIRANË – Ministrja Ogerta Manastirliu ka paralajmëruar sot nga Kuvendi, se ashtu si vendet e Europës, edhe Shqipëria do të vendosë ‘green pass’ për t’u futur në lokale apo marrë shërbime të tjera.

Kjo do të thotë që qytetarët duhet të kenë certifikatë vaksinimi, në të kundërt nuk mund të hyjnë në bare-restorante apo dhe në shërbime të tjera

‘Mos harroni se kur krahasohemi me Evropën duhet të përmendim kontekstin. Si hyhet në një lokal në Evropë? A hyhet me Green Pass? Do ta vendosim Green Pass-in? Si shkohet në strukturat e tjera të shërbimit? Do ta vendosim Green Pass-in. E vendosëm në Universitete dhe do ta vendosim.’ – tha ministrja e Shëndetësisë, gjatë interpelancës që pati me deputetin e PD-së, Tritan Shehun.

Gjithesesi, duhet thënë se nuk ka ende një vendim të tillë. Kujtojmë se Shqipëria e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin për disa kategori, si studentët, pedagogët, mësuesit apo edhe disa kategori të punonjësve të administratës./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT