Revista zvicerane: Vizitoni Shqipërinë, plazhe të tillë i gjeni vetëm në Karaibe
“Travel News”, revista zvicerane e udhëtimeve e ka renditur Shqipërinë mes 12 destinacioneve duhen vizituar me patjetër këtë vit.
Vendi ynë në këtë klasifikim konsiderohet destinacioni perfekt mesdhetar për muajin Qershor.“Shqipëria është më e lirë se Kroacia dhe ka më pak turistë se vendi fqinj Mali i Zi. Gjithashtu ofron një varietet të larmishëm malesh dhe pikash arkeologjike, të cila kanë qëndruar të pandryshuara nga koha. Krahas pasurisë së madhe të florës dhe faunës, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e disa parqeve kombëtare”, shkruan Travel News.Për revistën zvicerane, Shqipëria nuk është një vend i panjohur, pasi në verën e 2016-ës e kishte quajtur “së shpejti Spanja e re”, duke marrë shembull bregdetin. Edhe këtë vit ajo shkruan kështu për rivierën shqiptare:“Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet janë të kursyera nga turizmi masiv dhe uji i qartë si kristali të kujton destinacionet ëndërr në Karaibe. Shtuar kësaj, 300 ditë me diell në vit flasin vetë, pse të mos udhëtosh në Shqipëri”.