(VIDEO) Ndeshje me qen/ Vëllai veteriner i deputetit të PS-së bën lekë me kafshët e gjakosura

Abuzimi me kafshët vazhdon të mbetet një problem serioz në shoqërinë shqiptare. Ndeshjet me kafshë janë kategorikisht të ndaluara dhe të dënueshme nga ligji.
Megjithatë ligji nuk përbën pengesë për qytetarët të cilët vazhdojnë ende të organizojnë ndeshje me qen. Rasti i fundit është regjistruar në Vlorë.
Diftir Tahiraj, vëllai i Anduel Tahiraj, ish-kryetarit të PS-së në Vlorë dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste organizon ndeshje me qen.
Diftiri i cili është veteriner dhe i është besuar projekti për mirëmbajtjen dhe strerilizimin e qenve endacakë është organizatori i ndeshjeve në fjalë duke bërë kështu biznes me kafshët.
Në parlament është miratuar dhe ligji për mbrojtjen e kafshëve. Madje bashkitë shpenzojnë miliona lekë nga taksat tona për mbajtjen e tyre apo dhe dhënien e medikamenteve, por siç duket gjërat nuk po funksionojnë sic duhet.