Lirohet serbi që dyshohet për krime lufte ndaj shqiptarëve në Suharekë
Mitroviq ishte arrestuar më 28 gusht të vitit të kaluar në Mushtisht të Suharekës, i ndarë nga grupi i serbëve që po vizitonin një kishë në atë fshat.Ai akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999.Avokati i tij, Dejan Vasiq kishte deklaruar aso kohe se Mitroviq ishte arrestuar në bazë të deklaratës së një personi.Vasiq kishte thënë se fqinji i tij, Xheladin Sadikaj e kishte paraqitur në polici Mitroviqin.Ai dyshohet për krime lufte në rrethinën e Suharekës në pranverë të vitit 1999.Mitroviq, baba i 6 fëmijëve, dyshohej për kryerje të veprave penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile, krime të luftës në shkelje të rëndë të Nenit 3 të përbashkët për katër konventat e Gjenevës dhe krime të luftës në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtar.Mitroviq gjatë paraqitjes në gjykatë u pat deklarua se që nga paslufta nuk ka vendbanim të përhershëm. Ai tha se ka banuar në disa vende të Kosovës, ndërsa aktualisht tha se banon në Mladenovac të Serbisë.Prokurori Special, Elez Blakaj, pati dhënë arsyet e tij për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.Blakaj, në gjykatë tha se ekziston dyshimi i bazuar se Mitroviq në bashkëkryerje më 2 prill 1999 ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet.