Pasaportë vaksinimi për t’u futur në lokale? Manastriliu flet sërish: Ekziston mundësia që…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, sqaroi edhe një herë deklaratën e saj që bëri zhurmë në media ditën e sotme përsa i përket pasaportës së vaksinimit për të hyrë në lokale.
Sipas saj, çdo opsion për të përballuar pandemisë e Covid-19 është në tryezë. Manastrliu tha se në varësi të ecurisë do të vlerësohen opsionet dhe Green Pass është një nga këto.
Ajo tha vendosja me detyrim e Green Pass në shkolla për studentët ka ndihmuar rritjen e përqindjes së vaksinimit duke e çuar në 30%, por sipas saj është ende larg qëllimit.
“Për të qenë precize për atë që deklarova. Ne jemi duke vlerësuar dinamikën e pandemisë. Do të shohim se si do të përballemi me ecurinë e infektimeve. Të gjitha opsionet janë të tavolinë, edhe vendosja e Green Pass është një nga këto. E kemi vendosur por studentët dhe ka pasur një rritje e studentëve që janë vaksinuar. 38-30% e grupmoshës 18-24 janë vaksinuar por jemi akoma larg. Ne duhet të vaksinojmë edhe 1 milionë 170 mijë qytetarë. Kemi bërë mbi 1 milionë e 900 mijë,” u shpreh ajo.