Pse e refuzon Kosova Ballkanin e Hapur? Paskal Milo tregon ‘thembrën e Akilit’…

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shpjegoi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” arsyen për të cilën, sipas tij, Kosova refuzon pjesëmarrjen në nismën për Ballkanin e Hapur.

Kosova e refuzon sepse thotë që nuk ulem në një tavolinë me status të barabartë.

Kosova është ulur në tryezë me përfaqësuesit e Serbisë kudo. Por tani Kosova po përballet me probleme ekzistencialiste. Këtu është thembra e Akilit. Është çështje qasjeje.

Kosova mendon që objektivin themelor e realizon me bisedime nën ombrellën e një institucioni si BE. Pse Kosova merr pjesë në procesin e Berlinit? Sepse ka garanci. Pse nuk merr në Open Balkan?

Sepse nuk ka aktor të madh. Po ta merrte SHBA Open Ballkan, Kurti edhe në 12:00 të natës do të shkonte.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT