“Vuçiç është kriminel…”/ Robert Aliaj komenton “Open Balkan”: Ku po gabon Edi Rama

TIRANË – Robert Aliaj e quajti nismën OPEN BALKAN, si “Jugosllavia e re”. Në një reagim për emisionin “Breaking” në Top News, Aliaj tha se Kosova nuk mund t’i bashkohet kësaj nisme, për sa kohë Serbia nuk e njeh si shtet.
Sipas artistit, Vuçiç, edhe pse një kriminel, është politikan ekselent.
“Është e pamundur të bashkëpunosh me vrasësin. Fillimisht duhet të njihet gjenocidi serb. Vuçiç është politikan ekselent, edhe pse është kriminel dhe vrasës. Ndoshta edhe Rama po e përdor këtë si strategji. Gjithçka është e mundur.
Duhen parë në disa këndvështrime takimet mes Ramës dhe Vuçiçit. Rama po merr një risk të madh në raport me Kosovën.
Ndoshta janë edhe lëvizje diplomatike, që Rama i përdor, duke riskuar edhe vetën, për të zbutur palën serbe.
Çdo lloj përplasje e Serbisë me Kosovën, është me Shqipërinë. Nuk ka shqiptar që nuk do ngrihej dhe të shkonte në front”, tha ai./Gazeta SHQIP