Paracetamoli me virus vdekjeprurës në Shqipëri? Urdhri i farmacistëve: Ja e vërteta
Gjatë 24 orëve të fundit, më shumë se 23 mijë përdorues Facebook-u kanë përhapur panik në lidhje me paracetamolin P/500 duke u shprehur se përmban virus vdekjeprurës.Ndërkohë mediat e huaja kanë reaguar duke thënë se është lajm fiktiv, pasi një gjë e tillë nuk ekziston.“Kini kujdes dhe mos e përdorni paracetamolin në të cilin shkruhet P / 500. Ky është një paracetmol i ri, me një ngjyrë shumë të bardhë dhe të shndritshme, për të cilin doktorët kanë dëshmuar se e përmban virusin ‘Machupo’, i cili konsiderohet si njëri nga viruset më të rrezikshme në botë me një shkallë të lartë të vdekjes,” thuhet në postimet e përhapura në rrjetin social Facebook.Ndërkohë, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në sinkron të plotë me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore konfirmojnë se: “Asgjë të vërtetë nuk ka mbi gjoja ‘rrezikun’ që vjen nga përdorimi i paracetamolit. Dhe përkatësisht Paracetamolit P500 të firmës Apex i cili nuk qarkullon në tregun tonë! Postimi që është bërë viral në rrjetet sociale është thjesht ‘Fake News!”/ZgjohuShqiptar.info