E BUJSHME/ Një tjetër deputet i PD-së do t’i bashkohet Foltores së Berishës në Tiranë, kjo është arsyeja pse Basha shpalli zgjedhjet në FRPD

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ditën e sotme shpalli zgjedhjet në Forumin Rinor të Partisë Demokratike, duke hequr kryetarin aktual, Belind Këlliçi, i cili është deputet në Parlament.

Sipas burimeve për Zona Zero, kjo lëvizje e Bashës u bë për shkak se Belind Këlliçi do t’i bashkohet Foltores së ish-kryeministrit Berisha në Tiranë.

Ndaj kryedemokrati Basha për t’i paraprirë një kthimi të FRPD-së kundër, vendosi që ta heqë Belind Këlliçin dhe të vendosë dikë tjetër.

Kujtojmë që edhe më herët FRPD ka dalë kundër Bashës pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar të Berishës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT