A ka fshat me emrin Lëpushë?
I nderuar lexues!
Ka një fshat me këtë emër por nuk ndodhet në jugun e vendit por në veri të tij. Sipas Enciklopedisë Shqiptare, botim i akademisë së Shkencave të vitit 1984, së cilës i referohemi shpesh në rubrikën tonë, Lëpusha është fshat në rrethin e Shkodrës, në pjesën verilindore të zonës së Kelmendit. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Tamarë.
Banesat e para janë ngritur rreth viteve 1900. Është fshat me bukuri të rrallë natyrore. Ndodhet në lartësinë Bjeshkët e Namuna etj. Përshkohet nga një lumë i vogël i quajtur Sheu i Lëpushës, që shfrytëzohet për ujitje dhe për sharrat e drurit. Para viteve ‘90 ka pasur si drejtim kryesor blegtorinë.
/ZgjohuShqiptar.info