Konflikti i ri/ Zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD-së, Basha thërret në takim grupin e punës

Pasi shpalli zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim orën 11:00 grupin e punës që kryesohet nga ish-kandidatja për deputete, Oriela Nebiaj.

Aktualisht posti i kreut të FRPD-së mbahet nga Belind Këlliçi, por ky i fundit deklaroi mbrëmjen e djeshme se vendimi i Bashës është nul dhe nuk e njohin atë, me argumentin se nuk është kompetencë e kryetarit të PD-së që të shpallë zgjedhjet.

Kjo është përplasja më e fundit brenda PD-së, ku gjithccka nisi pasi FRPD do të organizojë Foltoren e së dielës, ku do të jetë i pranishëm ish-kryeministri Berisha. Vetë Këllicci deklaroi për mediat se kishte njoftuar Bashën për pjesëmarrjen e tij dhe se kjo sipas tij solli dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në FRPD, ku pretendohet se janë në shkelje të statutit.

Grupi i posaçëm i punës për zgjedhjet në FRPD

1. Oriela Nebiaj

2. Hergert Alimerko

3. Dario Sejdini

4. Enkelejda Rica

5. Juela Hamati

6. Anita Doçi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT