Rama kthehet i kënaqur nga Beogradi: Takimi më produktiv që kemi patur! Nuk dua polemika me Albinin, por qasja e Kosovës është e destinuar të dështojë

Kryeminstri Edi Rama është kthyer në Shqipëri pas takimit 2 ditor në Beograd për nismën “Open Balkan”. Në një intervistë për “Kjo Javë”, Rama u shpreh se ky ishte takimi më produktiv që ka patur deri më tani për këtë nismë, teksa shtoi se do të ngrihet një Këshill për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

Përsa i përket ngurrimit të Kosovës për të marrë pjesë në këtë nismë, Rama u shpreh se nuk do të hyjë në polemika me Albin Kurtin, por kjo është një qasje e gabuar dhe e destinuar të dështojë

Rama: Ishte takimi më produktiv që kemi patur, pasi u përqëndrua te çështjet konkrete të njerëzve, komopanive dhe eksportuese. Zhvilluam një bisedë shumë interesante me përfaqësitë e kompanive nga të gjitha vendet që kanë marrëdhënie biznesi të lidhura me kufijtë. Është për të ardhur keq sesa shumë kohë është humbur dhe sa shumë kosto kanë patur njerëzit. Tani do ngremë një Këshill për zbatimin e marrëveshjeve, për liberalizimin e lëvizjes së mallrave dhe më pas e njerëzve.

Pse mendoni se vendi më ngurrues është Kosova?

Rama: Mendoj që ka nga ana e Kosovës një qasje e cila ëhstë thelbësisht e ndryshme dhe është e drejta e tyre, por kam bindjen që kjo nismë është jo vetëm një domosdoshmëri, por edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ndrydhura të këtij rajoni, por edhe të lehtësimit të rrugës për çështjen e Kosovës. Nuk dua të hyj në polemika me Albinin, ai ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe s’mund të rri pa e thënë se qasja e derisotme është një qasje e destinuar të dështojë dhe nuk e çon Kosovën gjëkundi. E ka kthyer Kosovën nga një forcë pozitive dhe një partner shumë i dëshiruar, në një problem të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT