Ka të dhëna për Gruemirën?
I nderuar lexues! Gruemira (fshat i rrethit të Shkodrës, në të djathtë të rrugës Shkodër-Koplik) është fshat i vjetër që përmendet që në shek.XIV. Në fshat janë gjetur çekanë të lëmuar e të brimuar të periudhës së neolitit të vonë, rreth 3000-2000 vjet p.e.s. si dhe stoli bronzi të periudhës romake, që ruhen në muzeun e qytetit të Shkodrës.Gruemirasit kanë marrë pjesë në luftën kundër osmanëve në vitet 1447-1448, në luftën për pavarësi kundër malazezve para shpalljes së Pavarësisë, si dhe në LANÇ. Dikur kishte drejtim kryesor prodhimin e duhanit./ZgjohuShqiptar.info