500 milionë lekë dëmshpërblim për punonjësin e Albetrol, Petro Koçi risjell në vëmendje vendimin e Gjykatës: Presioni i të fortëve vazhdon të gjunjëzojë gjyqësorin

Petro Koçi deputet i PS në qarkun e Fierit ka sjellë edhe një herë në vëmendje skandalin e ndodhur në Fier, ku nipi i Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben qimja, sipas vendimit të gjyqtarit Ergys Selmanaj, duhet të përfitojë 500 milionë lekë për largimin nga detyra në Albetrol.
Në një postim në rrjetet sociale shkruan se kjo nuk duhet të jetë e vërtetë, përndryshe do të thotë që presioni i të fortëve vazhdon ende të gjunjëzoj procesin gjyqësor.
Ai bën thirrje që administrata shtetërore që duhet t’i rezistojë këtij presioni që zhvat tenderat e ekonomisë publike.
Në fund ka edhe një këshillë për punonjësit teksa shkruan “kush rrezikon vendin e punës mos të bëj like”.
Postimi i plotë i Petro Koçit:
E shkruar 1 vit me pare ne 6 Nentor 2020:
“Keto dite jam tronditur nga nje lajm sipas te cilit gjyqtari Ergys Selmanaj ka ndeshkuar Kompanine Albpetrol per te demshperblyer nje shtetas me mbiemrin Isufaj me rreth 500 milione leke (te vjetra) per shkak “te demit moral” qe i paskesh shkaktuar kompania ketij shtetasi gjate aktit te nderprerjes se marredhenieve te punes.
Uroj te mos jete e vertete!
Perndryshe i bie qe presioni i te forteve vazhdon te gjunjezoje gjyqesorin duke shkaterruar financat e nje kompanie qe ushqen ekonomine tone dhe qindra familje punonjesish te zones tone.
Administrata shteterore duhet ti rezistoje ketij presioni qe xhvat tenderat e ekonomise publike dhe ne institucione te tjera dhe qe u siguron lavanterine parave te pista te te forteve.
Ata qe smunden, te bejne menjane, por jo te firmosin ushqimin e krimit te organizuar me parate e shtetit.
Nga ana tjeter organet ligjzbatuese duhet te kene me ne vemendje krimin ekonomik qe kryhet nen hunden e tyre.
PS Fier mirepret cdo hap qe korrigjon shpejt keto veprime te shemtuara te gjyqesorit.”
( shenim i ri: kush rrezikon vendin e punes te mos beje like)