Djali i Sokol Olldashit flet në “Foltoren” e Berishës: Të bëhemi model për të gjithë shqiptarët, jemi kundër modelit socialist autoritar

Djali i ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi, Glauku ka qenë sot i pranishëm mes dhjetra të rinjve në foltoren e organizuar nga Sali Berisha me anëtarë të FRPD-së.
Glauk Olldashi e mori fjalën i fundit ndërsa foli shkurt dhe tha se të rinjtë janë shpresa dhe përfaqësimi më i mirë i vlerave të PD-së. Ai tha se PD-duhet të hapet, si dhe të refuzojë modelin “socialist autoritar”.
“Nuk dua të ndalem në problemet e brendshme që kemi në partinë tonë, janë të shumta, ajo që dua të them është që ne duam të vijmë në pushtet për ta bërë Shqipërinë më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Ne jemi kundër një modeli socialist autoritar.Shpresoj se ne do të arrijmë ta hapim partinë për të gjithë shqiptarët. Ne duhet të bëhemi model për të gjithë shqiptarët. Nuk ka se kush t’i përfaqësojë më mirë vlerat e PD, sesa Forumi i Partisë Demokratike”, u shpreh ai.