‘Frika nga tradhtia e Vuçiçit rreth Kosovës’, shkakton reagime të ashpra në Serbi
Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodokse të Serbisë në Mal të Zi, ka thënë se ‘ankesa për mbrojtjen e Kosovës’ është nënshkruar për shkak të ‘mosbesimeve dhe kombinimeve që po bëhen’.
Po ashtu, ai ka shfaqur frikën se politika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë e të Kosovës.“Me Vuçiqin nuk kam pasur kurrfarë konflikti. Ai është kryetari i parë serb që ka qenë në Kuvendin kishtar… Tani po frikohem se politika e tij shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar” ka thënë Amfilohije.Deklaratat e tij sot kanë shkaktuar një valë reagimesh të politikanëve në Serbi.Në reagimin e tij, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin ka thënë se me ardhjen e Vuçiqit në krye të Serbisë shansa për njohjen e pavarësisë së Kosovës është bërë më e dobët.“Serbia dhe politika e saj tani janë më të forta se kurrë”, është shprehur Vulin.Zëvendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajloviq në reagimin e saj ka thënë se ‘Vuçiq është njeriu i fundit në Serbi i cili mund të akuzohet se nuk kujdeset për Kosovën dhe për serbët që jetojnë aty’.Sipas saj, Vuçiq nuk do të ndërhyjë në çështjet e kishës pasi Mitropoliti Amfilohije nuk do të udhëheqë politikën shtetërore të Serbisë.Lidhur me këto deklarata, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se dikush e ka urdhëruar këtë sulm duke shtuar se duhet skualifikuar çdo njëri i cili në këtë mënyrë vepron si një përfaqësues i autoriteteve kishtare dhe jep deklarata vullgare e të papërshtatshme.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk ka reaguar ndaj këtyre deklaratave duke thënë se një gjë të tillë do ta bëj pas 14 janarit./ZgjohuShqiptar.info