Filmi shqiptar “Zgjoi” zgjidhet më i miri në festivalin gjerman

Filmi shqiptar “Zgjoi” është shpërblyer me çmimin “Die Tilda” për ‘filmin më të mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Braunshvajg.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e filmit në një postim të shpërndarë në Facebook, ku edhe kanë shprehur falenderimet e tyre.

Edicioni i 35-të i “Braunschëeig International Film Festival” u mbajt në formatin hibrid, ku filmat u shfaqën në kinema dhe online.

Në kategorinë “New International Cinema” bashkë me “Zgjoin” ishin kandidat edhe 19 filma të tjerë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT