FOTOT/ Rama pret kongresmenët amerikanë, Yuri Kim ngre dy gishtat

Tre kongresmenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë mbërritur në Tiranë gjatë ditës së dielë. Ato janë pritur nga ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Sot kongresmenët Elissa Slotkin, David Valadao dhe Jake LaTurner kanë nisur takimet me liderët politikë. Kryeministri i Edi Rama ka qenë i pari që ka pritur ligjvënësit amerikanë. Nga zyra e tij ai ka publikuar foto nga takimi ku padyshim në zyën e tij ka dhuruar dhe librat me piktura dhe dhurata të tjera. “Kryeministria – Me senatorë e kongresmenë nga Shtetet e Bashkuara, në një rrugë miqësie e partneriteti që forcohet dita-ditës”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërsa një foto pikante është ajo e shkrepur në momentin kur Yuri Kim ngre dy gishtat lart, simbolin e PD-së.