Njihuni me qytetet me më shumë tolerancë fetare në Kosovë
Nga Besar BajraktarajNë Kosovë, qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin pavarësisht nga dallimet fetare.Duke përjashtuar raste të rralla të deklaratave nga klerikë të feve të ndryshme qytetarët e zakonshëm në Kosovës duket se jetojnë pa telashe edhe përkundër dallimeve fetar që kanë.Këtë e dëshmon dhe kjo video e realizuar nga Frekuenca.com në qytetin e Prizrenit, ku në të njëjtën kohë thirret ezani në të gjitha xhamiat njëkohësisht, por edhe bie kambana e kishës.Ky është një shembull sesi në Prizren qytetarët jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.Thirrja e ezanit në qytetin e Prizrenit realizohet sipas një rregulli të vendosur nga drejtuesit e xhamive. Ky rregull është që ezani thirret fillimisht nga xhamiat në veri të qytetin, pastaj në lindje, jug dhe perëndim.Ky rregull ka bërë që të sinkronizohet mese miri thirrja e ezanit. Por në të njëjtën kohë që thirret ezani, bien dhe kambanat e kishës.
