Kush ishte Mark Gjini?
I/E nderuar lexues!Mark Gjini ishte figurë e dalluar e lëvizjeve çlirimtare shqiptare në fund të shek.XVI-fillimi i shek.XVII. Më 1595 së bashku me Tomë Plezhën porositi vulën për shkresat e kuvendeve shqiptare. Si përfaqësues i tyre shkoi në Napoli më 1596 për të paraqitur çështjet e Shqipërisë në këshillin e Kurorës. U kthye në Lezhë më 1598 për të rekrutuar ushtarë, por e ndoqën venedikasit të cilët u orvatën ta vrisnin. Kuvendi i Dukagjinit e bëri përfaqësues kryesor. Më 1607 kryesoi delegacionin pranë mbretit të Spanjës, ku u paraqit me letra përcjellëse si “tribun ushtarak epirotas”. Pas dështimit të përpjekjeve shqiptare për shkak të kontradiktave në gjirin e koalicionit evropian, veprimtaria e mëtejshme e Mark Gjinit nuk njihet./ZgjohuShqiptar.info