A është rrahur drejtori i Kadastrës së Vlorës?! Artan Lame: Ta mbajë vetë drurin…

Gazetarja Lindita Çela ka zbuluar se ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, Klodian Troci, është rrahur barbarisht në zyrën e tij.
Gazetarja la të kuptohet se, ish-drejtori, tashmë i arrestuar, është dhunuar për shkak të detyrës, ndërsa skandaloz është fakti se ai është dhunuar në ambientet e punës.
Ngjarja duket se u pranua edhe nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame.
Pjesë nga debati
Lindita Çela: Drejtori që është arrestuar tani është rrahur keq, po keq ama, në zyrën e tij.
Artan Lame: Ai që u rrah, u rrah. Ta mbajë vetë drurin…
Lindita Çela: U rrah në zyrën e shtetit.
Artan Lame: Këto janë problemet e Vlorës.
Klodian Troci, në bashkëpunim me disa persona të tjerë, falsifikonin dokumentet në zyrën e tokave në këshillin e qarkut, ndryshonin shifrat duke i rritur sipërfaqet. Klodian Troci, në bashkëpunim me Bardhyl Gjikën, hiqnin nga arkiva e kadastrës së këshillit të qarkut të Vlorës, dokumentet e shpërndarjes së tokës.
Në një rast nga 600 metra tokë ata kanë e kanë ndryshuar në 2170 metra.
Nga 8250 metra katrore që pasqyrohet në aktet e fillimit, pas manipulimit të letrave sipërfaqja shkoi në 9760 metra. Më pas i interesuari në këtë rast shtetasi Spiro Duni i kërkon zyrtarisht kësaj zyre letrat e tokës dhe më pas i paraqiti në zyrën e kadastrës për regjistrim.
Ndërsa toka i ishte shitur personave të tjerë. Kjo ka ndodhur në mars të vitit 2020 dhe dokumentet e falsifikuar mbajnë firmën e Klodian Trocit./Gazeta SHQIP