“Berisha-Basha” fusin në sherr pjesëtarët e PD/ “Kujt i thua hipokrit ti, s’të lejoj të hedhësh baltë”, debatet në Open

Eno Bozdo(anëtar i kryesisë së PD) dhe Vehap Kola (anëtar i Këshillit Kombëtar të PD) janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në “Open” teksa diskutohej mbi foltoret e ish-kryeministrit Berisha.
Kola u shpreh se foltorja është e mbushur me njerëz të korruptuar, ndërkohë që Bozdo i kthehet ashpër duke i thënë se nuk e lejon të hedhë baltë mbi partinë pasi sipas tij njeriu i vetëm që ka denoncuar krimet në këto 8 vite është Berisha. Në debat u përfshi dhe Arben Ristani i cili iu hakërrye ndaj Kolës duke i thënë: Pse më ndërpret, kë quan ti hipokrit?
Ndërhyrjet e shpeshta të Ristanit acaruan analistin, që më tej tha se ka qenë afër Bashën tërë këto vite dhe e njeh mirë.
Mërtiri: PD nuk ka dhënë më llokma dhe kjo nuk ju pëlqen
Ristani: Dëgjo se kam një lloj respekti për ty. Ne jemi njerëz që kemi punuar 9 vite me Bashën dhe e kemi mbështetur në ditët më të vështira. Ti ndoshta punon për llokmën.
Mërtiri: Do më lesh të flas? Më dëgjo
Ristani: Ne jemi këtu për të thënë të vërtetat
Mërtiri: Nuk po më dëgjon. Ky po fiket ky? Nuk ka kuptim të flasim kështu
Ristani: Sado mëkate të ketë bërë Lulzim Basha, nuk besoj se do ta reformojnë partinë ata që janë larguar
Vehap Kola: Foltorja përbehet nga persona të korruptuar.
Eno Bozdo: Është shumë e shëmtuar kjo që po thua, unë nuk ta lejoj fare të hedhësh baltë mbi PD. Asnjë fyerje ndaj teje se jemi dhe miq të vjetër por ju nuk e njihni fare situatën.
Mërtiri: E çoni diskutimin në nivel banal!