Erion Veliaj përplaset me deputetët e PD-së: Ju kam mundur dy herë dhe ju mund prapë…

Erion Veliaj është përplasuar ditën e sotme me deputetët e opozitës gjatë mbledhjes në Komisionin e Ligjeve, teksa po diskutohet projektbuxheti i programuar për shoqatat e bashkive. Gjatë fjalës së tij Veliaj është shprehur se kjo është hera e fundit që Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive do të përfaqësohen në diskutimet për buxhetin si dy shoqata të ndryshme, pasi së shpejti do të ndodhë bashkimi i tyre.

Veliaj po fliste, pati ndërhyrje nga deputetët e opozitës. Kjo ka mjaftuar që Veliaj t’i kthehej me ironi deputetëve të opozitës duke iu thënë “unë ju kam mund dy herë, ju mund dhe prapë, sot është të zgjidhim ca halle, jo të bëjmë politikë”.

Pjesë nga diskutimi

Erion Veliaj: Jam shpresëplotë që është hera e fundit që ne vijmë si dy shoqata pasi kemi një qëllim dhe një interes për tu bashkuar. Pavarësisht se po jemi të një krahu apo të një krahu tjetër, unë besoj ne paraqesim këtu një interes publik fundor, kur vjen puna për të kryer disa shërbime që kryen njësoj si nga të majtët ashtu dhe nga të djathtë, për punën e pastrimit, çerdhe, shkolla, funeralet dhe gjelbërimi
Unë besoj se drama e shoqatave që kanë një interes të përbashkët duhet të mbarojë. Kështu që është hera e fundit që ne vijmë në një dëgjesë buxheti si dy shoqata dhe herës tjetër do jemi si një shoqatë e vetme.

Dhurata Çupi: Varet nga ju

Erion Veliaj: Unë jam gati ta ndërpres të dëgjoj ju, por meqë më ftuat të mbaroj njëherë unë.
Unë ju kam mund dy herë, ju mund dhe prapë. Sot është të zgjidhjim ca halle, jo të bëjmë politikë.

Të pranishëm në mbledhje ishin përfaqësuesi i Shoqatës për Autonominë Vendore, Erion Veliaj, si dhe Shoqata e Bashkive e përfaqësuar nga Pjerin Ndreu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT