“Një sy në orbitë”! Rama: Dronët do gozhdojnë kriminelët, parcelat me kanabis i zbulon sateliti

Tiranë- Një tjetër investim të rëndësishëm në policinë e shtetit kryeministri Edi Rama cilësoi dronët inteligjentë të cilat tha ai tha se do të gozhdojnë mes të tjerash parcelat me kanabis dhe kriminelët.

“Ky investim do përdoret për të gozhduar jo vetëm parcelat me kanabis por edhe ata që punojnë, grupe kriminale, përsëri nga ajri. Dronët inteligjentë do jenë në institucion të policisë. Do shohim persona të shpallur në kërkim, do organizojnë shpëtim personash kur mbeten në dëborë. Të gjitha këto janë investime masive”, tha Rama.

Një tjetër mesazh të qartë gjatë prezantimit të buxhetit 2022 Rama e kishte për policët duke thënë se janë përgjegjës për krimet mjedisore dhe nuk mund të tolerohet më asnjë neglizhencë.

Këtu Rama shtoi se sateliti që do lançohet në hapësirë jo vetëm do të mund të identifikojë ndërtimte pa leje apo dhe dëmtimet e shtretërve të lumejve por dhe të parcelave me kanabis. Në këtë mënyrë, Rama tha se një polic nuk ka pse të shkojë çdo ditë në majë të malit për të kontrolluar nëse janë mbjellë parcela me kanabis.

“Është koha për ti dhënë fund mbylljes së syve kur kalojnë kamionët me dru kur ne jemi në moratorium të pyjeve siç jemi për gjahun. Policia me satelitët në orbite do ketë çdo ditë para sysh çfarë ndodh në gjithë territorin, dhe s’do jetë i akuzuar pa lidhje kur zbulohet një parcelë në majën e malit, sepse s’ka si shkon çdo ditë në majë të malit polici sepse janë shumë maja, dhe kjo  do marrë fund. Po ashtu për lumenjtë, mbrojtja e tyre, të gjithë këta do bëhen përmes një inspektori të vetëm që është një sy në orbitë. S’po zgjatem për institucione të tjera që lidhen me satelitët”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT