Meta takon njeriun e Trump: Gjithmonë kënaqësi të pres Grenell në zyrën time

Presidenti Ilir Meta ka pritur një një takim veçantë, njeriun e ish-presidentit Donald Trump, ish-ambasadorin Richard Grenell. Ai ndodhet në Tiranë në një vizitë të dyshimtë që përflitet se do të mbështesë Berishën, në atë që linja Trump njihet si kundërshtare e Soros.

“Është gjithmonë kënaqësi të kem Richard Grenell në Shqipëri dhe në zyrën time. Vlerësohet shumë angazhimi i tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Prezenca e Grenell në Tiranë me praninë e Evi Kokalarit është komentuar si një lobim që ish-ambasador kontravers që shkaktoi përplasje jo të vogla në Kosovë, duke nënkuptuar në këmbim ndonjë pagese për shërbimin që do të kryejë në Shqipëri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT