“Berisha është rrezik kombëtar, do zbarkojnë amerikanët”, Haklaj: Po e përdor PD si bunker

Ish-studenti i Dhjetorit, dhe ish-deputet I Partisë Demokratike, Azgan Haklaj ka akuzuar ish-kryeministrin Sali Berisha se po e përdor partinë si një bunker për vete dhe familjen e tij.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Haklaj tha se Berisha e ka nuhatur situatën dhe po përdor nostalgjikët e PD-së për hallet e veta.

“Berisha, si lojëtar i fortë i gjeopolitikës, duke e nuhatur situatën ballkanike, po luan fort, sigurisht për interesa të veta dhe të familjes së vet dhe po përdor nostalgjikët e Partisë Demokratike, për ta përdorur Partinë Demokratike si bunkier për hallet e veta.”

Për ish-deputetin Haklaj, Berisha paraqet rrezik kombëtar, dhe kjo do të jetë arsyeja pse do të zbarkojnë edhe përfaqësues të rëndësishëm të SHBA-së.

“Berishës i duhen sa më shumë lojtarë për tu bërë protagonist i brendshëm dhe faktor i jashtëm për të patur sa më shumë antiamerikanë në betejën me Amerikën. Këtu qëndron problemi. Pra, loja është përtej PD-së dhe është lojë shumë e rrezikshme. Ndaj kanë zbarkuar amerikanët. Do zbarkojnë dhe të tjerë. Dhe unë këtë e kam informacion shumë të saktë. Do zbarkojnë këtu për interesat e mëdha amerikane. Janë përfaqësues të Shtetit Amerikan, të Kongresit dhe Departamentit të Shtetit Amerikan.”

Foltoren e liderit historik, dhe përpjekjen e tij për të shkarkuar Bashën, Haklaj e ka quajtur si një përpjekje për të rrëmbyer opozitën dhe puç kushtetues.

“Përpjekja për ta rrëmbyer opozitën në mënyrë antistatutore është mirëfilltazi puç statutor, grusht shteti. Puç kushtetues.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT