“Mbathja për në Beograd”/ Berisha jep “lajmin e hidhur” për Bashën dhe fton Ramën në debat: Do t’i numëroj krimet

Ish-kryeministri Sali Berisha pati “një lajm të hidhur” për kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën. Nga Pogradeci, ish-kryeministri deklaroi se nesër do të dorëzohen 4200 firmat e mbledhura për Kuvendin Kombëtar të PD-së.
“Për peng kryetarin kam një lajm të hidhur. Nesër dorëzohen 4200 firma për Kuvendin Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu para këtyre firmave. 4200 kanë firmosur, por do të vijnë edhe 10 mijë të tjerë në Kuvend. Do kemi fitoren më vendimtare ndaj narkoshtetit.”
Ish-kryeministri që kërkon të rimarrë sërish Partinë Demokratike, sfidoi edhe Edi Ramën, të cilin e ftoi në debat televiziv. Gjithsesi, ftesa e tij duket e pamundur, pasi për kryeministrin Edi Rama, opozita është ajo që drejtohet nga Lulzim Basha.
“Kam një mesazh për Edi Ramën. Edvin, je i pashpresë, foltorja të ka kallur datën. E garantoj se me Berishën do të bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjitetit njerëzor dhe të gjitha ata që jetojnë me djersën e ballit të tyre, të gjithë ata që e konsiderojnë mafien një rrezik kombëtar.
Para se të të japim duart dua të të ftoj në një debat televiziv dhe të t’i numëroj të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre 8 viteve, dhe pastaj mbathja në Beograd se atje të presin me krahët haptazi”, tha Berisha./Gazeta SHQIP