Evi Kokalari “shpall” Berishën kryeministër: Vendimin e parë, të shpallë Sorosin “non grata”. Ka nën kontroll DASH-in

Aktivistja shqiptare Evi Kokalari është shprehur e bindur se në 11 dhjetor Sali Berisha do të bëhet kryetar i PD, e ndërsa e shton bindjen se shuymë shpejt ai do të jetë edhe kryeministri i vendit.

Nga Foltorja e Pogradecir, Kokalari tha se gjëja e parë që duhet të bëjë Berisha sapo të vijë në pushtet është shpallja non grata e Georg Sorros.

“Kur po ecnim këtu të dy thamë se kemi kaluar shumë vite pushim në Pogradec dhe për të dy ne është shumë i dashur.

Zoti Berisha foli shumë për Edi Ramën, por unë dua të fokusohem tek Lulzim Basha. Problemi është tek gjërat që ka bërë.

Kam parë që Lulzim Basha ka sulmuar kryetarin e FRPD dhe dua t’i them flm Albana Vokshit që është ngritur kundër Bashës. Numri tre është që në 11 dhjetor kryetari i ri do jetë Sali Berisha.  

Herën e fundit që isha në Shqipëri thosha që Berisha do jetë kryetar i PD dhe tani them që Berisha duhet të jetë kryeministër.

Dhe sa të bëhet kryeministër gjëja e parë që duhet të bëjë të shpall non grata George Soros. Ka 5 zyra në Ballkan dhe vetëm 2 zyra në BE.

Gjatë kohës që në shqipëri ishte ambasador Donald Lu dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë nuk kishin prova për Sali Berishën. Sapo George Soros mori kontrollin e Departamentit të Shtetit veproi menjëherë”, tha Kokalari.

Aktivistja shqiptare ka paralajmëruar nga Foltorja e Pogradecit, se demorkatët duhet të kenë kujdes nga Erion Veliaj.

Kokalari tha se Veliaj mund të jetë më i rrezikshëm se Edi Rama, pasi është kokë e këmbë i lidhur me Xhorxh Soros.

“Kini mendjen te Erion Veliaj është kokë e këmbë njeri i Soros. Edi Rama mund të ikë nesër, pasnesër, por Erion Veliaj mund të jetë më i rrezikshëm se Rama, dhe ju them të tërëve ta keni mendjen tek ai”, u shpreh Kokalari./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT