“Duhet të falenderoj Bashën që të përjashtoi”, demokrati “zë ngushtë” Berishën: A do kishte Foltore nëse nuk do t’ju përjashtonte nga Grupi i PD-së?

Gjatë Foltores së Berishës në Pogradec, njëri prej qytetarëve pjesëmarrës e ka pyrtur ish-kryeministrin nëse do të kishte Foltore nëse Basha nuk do e kishte përjashtuar nga Grupi i Partisë Demokratike.
Gjithashtu ai u shpreh se nëse përgjigja e Berishës do të ishte “jo”, atëherë ai do të duhet të falenderonte Bashën që e kishte përjashtuar ish-kryeministrin.
Demokrati: Ju thatë se me largimin tuaj nga grupi parlamentar i PD është shkelur statuti, por statuti është shkelur në mënyrë të vazhdueshme nga Lulzim Basha. Nëse nuk do të merrej ky vendim nga Basha, atëherë do të fillonte të egzistonte Foltorja? I binte atëherë që nese jo, unë duhet t’i jap një falenderim Lulzim Bashës që mori këtë vendim ndaj jush dhe filloi Foltorja.
Sali Berisha: Do të them që Lulzim Basha ishte njëri nga ata që punonte së bashku me Edi Ramën në projektin e George Soros, unë e kisha marrë vesh. Por kjo nuk më pengonte aspak që të bëja gjithccka për fitoren e PD. Nëse ai i kishte lejuar veten të bashkëpunonte me kundërshtarët kundër meje, unë nuk e bëja një gjë të tillë. Për 8 muajit e fundit unë kam shkuar studio në studio për të promovuar kryetarin tonë.