“Është shpërfytyruar si njeri”/ Nard Ndoka rrëfen si e injori Bashën në rrugë: Doja t’i flisja por i ktheva kurrizin se…

Kreu i PDK, Nard Ndoka foli hapur për zhgënjimin që i solli mospërfshirja në listën e sigurtë në zgjedhjet e 25 prillit nga Lulzim Basha.

Nard Ndoka deklaroi se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan.

“Jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësinë e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam prit asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri, se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën.

Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.

Kreu i Partisë Demokristiane ndër të tjera e akuzoi Bashën se nuk e ka përfshirë në listën e sigurtë sepse ka bashkëpunuar me Ramën, me këtë të fundit që ia ka diktuar listën.

I pyetur nëse e ka takuar Bashën pas 25 prillit, Ndoka tha se nuk e ka takuar, duke shtuar se madje as në rrugë nuk i ka folur pasi diçka e brendshme nuk e la ta bënte këtë gjë.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerin e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Menodva për një moment ta respektoja si qytetar por diçka e brendshme m’u rrotullua. Këtë mashtrues ja kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT