Presidenti META buzagaz, uron me ngjyrat e skuadrës së zemrës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është “gdhirë” me skuadrën e zemrës. Numri një i shtetit njihet për dashurinë që ka për Celtics në Skoci, duke uruar mirëmëngjesin me veshjen e ekipit të njohur.

“Mirëmëngjesi Celts”, shkruan Meta, që duket se ka bërë shumë fansa në Skoci.

Pak ditë më parë, Meta ka qenë prezent në stadium për të ndjekur Celtic, ndërsa i është bërë një pritje speciale nga drejtuesit e klubit.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti ynë uron ndjekësit me ngjyrat bardhjeshile dhe trëndafilin e Celtics, si një mbështetës i flaktë i skuadrës ishullore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT