VIDEO/ Kryeministri holandez mbërrin në Shqipëri, pritet nga homologu Rama

Ka nisur zyrtarisht vizita e kryeministrit holandez Mark Rutte në Shqipëri. Duket se Rutte është pritur në një ceremoni zyrtare dhe ceremoniale nga homologu i tij Edi Rama.

Sipas axhendës së publikuar edhe më herët pritet të ketë një takim mes homologëve dhe delegacioneve përkatëse më pas do të ketë gjithashtu një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda e vizitës së Kryeministrit të Holandës Mark Rutte në Shqipëri
11.20 – Ceremonia e mirëseardhjes
11.30 – Takimi i homologëve Z.Rama-Z.Rutte
11.55 – Takim i delegacioneve Holandë-Shqipëri
12.30 – Konference për shtyp i Kryeministrit Rama dhe Kryeministrit të Holandës Rutte
14.00 – Vizitë në ambjentet e Piramidës, për projektin e rijetëzimit në një qendër teknologjie

Back to top button
LAJMET E FUNDIT