“Ăn Chơi Bắc Ninh…”/ Çfarë ka ndodhur me llogarinë në Facebook, të Rudina Hajdarit?

Llogaria në rrjetin social Facebook e ish-deputetes, Rudina Hajdari ka rënë pre e hakerave. Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, llogaria e hakuar e ish-deputetës mban emrin An Choi Bac Ninh.

Nuk dihet se prej sa kohësh ka ndodhur diçka e tillë, ndërsa postimi i fundit i Rudina Hajdarit është bërë më 19 tetor.

“Nëse do të zgjidhja të falja diçka nga vetja, do të zgjidhja të jepja sytë e mi . Do doja që nëpërmjet shikimit tim të shihje veten çdo ditë, se sa krenare jam për ty, se sa e bukur dhe e zgjuar po bëhesh çdo vit që kalon, se sa shumë lumturi na dhuron të gjithëve. Gëzuar Ditëlindjen Sihana ime!“, thuhej në postimin e fundit të ish-deputetes./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT