A është Longar një emër me prejardhje shqiptare?

I dashur lexues!Longar quhej babai i mbretit të njohur Bato. Longari ishte sundimtari i parë dardan që njihet me emër. Jetoi në çerekun e fundit të shekullit III p.e.r. Sipas historisë gjatë sundimit të tij mbretëria e dardanëve u forcua shumë dhe u bëri ballë gjithë sulmeve të mbretërve bashkëkohës maqedonë: Demetrit II, Antigon Dozonit dhe Filipit V, që synonin të zgjeronin kufijtë veriorë të shtetit maqedon në viset dardane. Luftën kundër maqedonëve e vazhdoi edhe i biri i Longarit, Batoja, i cili më 200 p.e.r. mori pjesë, bashkë me Pleuratin, në një koalicion antimaqedonas./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT