“Basha paguhet nga qeveria e Ramës”, Noka: Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve

Flamur Noka për mediat është shprehur ditën e sotme se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha paguhet nga qeveria Rama.

Ndër të tjera në fjalën e tij Noka ka thënë se ditën e sotme janë mbledhur 150 firma të tjera dhe e gjithë kjo është vullnet absolut i demokratëve kundër pengut, referuar Bashës.

“Nuk ka shqiptar dhe demokrat që nuk e di sot se kush i dogji dhe i shkatërroi të gjitha kauzat e PD, dhe për interesa e arsye të kujt i dogji. Zoti Basha është një peng kryetar, qeveria ka një ministër të shuarjes së opozitës që quhet Lulzim Basha. Është një pakicë, demokratët kanë shprehur vullnetin e tyre përmes shumicës absolute të delegatëve të Kuvendit.

Sot janë mbledhur edhe 150 firma të tjera, është një vullnet absolut i demokratëve kundër pengut. Asgjë nuk e ndal vullnetin e demokratëve.
Duhet të keni parasysh dy gjëra, e para zoti Basha është palë, dhe nuk është ai që mund ta shohë, sekretari i tij është palë, Kuvendi ka të drejtë statutore që të vetëmblidhet, pakica duhet ti nënshtrohet vullnetit të shumicës. Ne i depozituam te i vetmi institucion legjitim që është Këshilli Kombëtar.”

Bëjmë me dije se Noka është një ndër demokratët i cili është vendosur krah Berishës, për përkrahjen e nismës së tij dhe “Foltores”./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT