Kraja: Kemi marrë 30 milionë lekë nga pasuritë e sekuestruara! Kemi ngritur laborator në SPAK, më i miri në rajon

Kreu i Prokurorisë Speciale SPAK, Arben Kraja është i pranishëm në Komisionin e Ligjeve në Kuvend për të folur për buxhetin e vitit 2022. Ai ka thënë se kanë nevojë për hapësira për oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, një shqetësim që e ka ngritur dhe më herët.

Kraja tha ndër të tjera në Komision se SPAK ka marrë 30 milionë lekë nga paratë e sekuestruara në bazë të ligjit antimafia dhe ka ngritur laboratorin e ekspertimeve në Prokurorinë Speciale. Sipas tij, ky laborator është më i miri në rajon.

“Nga pasuria e konfiskuar në bazë të ligjit antimafia kemi marrë 30 milionë lekë dhe kemi ngritur labaoratorin e ekspertimeve. Më i miri në të gjithë rajonin. Kemi marrë donacione dhe nga ICITAP, jemi munduar të mos rëndojmë buxhetin”, tha Kraja ndër të tjera.

Vijon…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT