Misteri i qeses së zezë, Klosi i përgjigjet Berishës: E vërteta e “çantës me lekë” në lokal

Misteri i një “çante të zezë” shkaktoi replika pak javë më parë mes ish-kreut të SHISH, Fatos Klosit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e akuzonte Klosin për një ngjarje të vitit 2011, duke aluduar se ai ishte “kapur mat” nga një demokrat me një qese të madhe me para.

 “Nuk e kishim klimën në favor. Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe, një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e çele gojën për këto zgjedhje të gjitha fotot do të dalin”, deklaroi Sali Berisha pak kohë më parë.

Ish-kreu i SHISH iu kundërpërgjigj sërish këtë të enjte, ish-kryeministrit, ndërsa foli për emisionin “Zona Zero” në Top News.

Fatos Klosi deklaroi se kjo është një sajesë e plotë, ndërsa e akuzoi ish-kryeministrin për mashtrues.

“Është absurd. Nuk ka asgjë në këtë mes. Unë të merresha me para? Nëse do jepja para, kisha efektivët e SHIK. Pastaj në lokal? Sali Berisha si kryetar opozite  ishte i rëndëisishëm. Ka njerëz që quhen mashtrues, Berisha e nis nga zero. Shpik çdo gjë. Nuk e di nëse sheh ëndrra. Edhe për atë ngjarjen që tha Berisha me erdhi të qesh”, tha Fatos Klosi në “Zona Zero”./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT