“Elbasani e di mirë kush bëri pazare me bandat”/ Noka: Ndjej dhimbje kur shoh katandisjen e tirullarëve të partisë sime!

Deputeti i PD Flamur Noka ka komentuar akuzat e kryedemokratit Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit në drejtim në organizatorëve të foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një lidhje  me emisioni Task Force në SYRI TV, Noka tha si i gjithë Elbasani e di mirë se kush kanë qënë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjajra e rëndë e Elbasanit

“Sinqerisht më vjen keq kur shof katandisjen e peng kryetarit por edhe të sekretarit. I gjithë Elbasani e di mirë se kush ka qënë në pazare me bandat deri ditën kur ndodhi ngjajra e rëndë e Elbasanit. Nuk gjen një demokrat të Elbasanit që nuk i di këto marrëveshje dhe pazare. Pazare mes bandave dhe kandidatëve në Elbasan. Ndjej dhimbje kur shof katandisjen e tirullarëve të partisë sime, ndjej dhimbje që janë shpërfyturuar për karrigen, ndjej dhimbje kur shof që po përpiqen që të përbaltin mazhorancën e delegatëve të PD që po kërkojnë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Zoti Bardhi e di shumë mirë se në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë janë strukturat e partisë që kanë punuar për mbledhjen e firmave. Ai ka telefonin dhe ti mari të gjithë kryetarët e Grup Seksioneve të Elbasanit të cilët janë iniciatorë dhe drejtues së bashku me sekretarin e degës pë mbledhjen e firmave. 67 % e delegatëve të degës së Elbasanit janë firmëtarë të mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Nga 409 delegatë, 272 delegatë kanë firmosur. E ka 1 m larg zyrën e zotit Paloka dhe të shkojë ta verifikojë emër për emër. Le të dalë dhe të thotë se ka ndonjë delegat që është shantazhuar apo kërcënuar nga kushdo qoftë”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT