“Uji i SHBA në ‘mullirin’ e Bashës”/ Klosi paralajmëron skenarin e Berishës: Do dalë në rrugë me molotov, s’po bëjmë shaka

Fatos Klosi kërkon që PD të reagojë pas paralajmërimit të ambasadores, Yuri Kim se SHBA nuk do të bashkëpunojë me selinë blu, nëse drejtimim e merr Sali Berisha.
Nga emisioni “Zona Zero” në Top Newës, Klosi deklaroi se mesazhi i SHBA ishte i qartë, ndërsa u bëri thirrje demokratëve “ti thërrasin mendjes”.
“Ishte një rast shumë i veçantë deklarata e ambasadores së SHBA. Yuri Kim i dha një mesazh të qartë të gjithë atyre në PD: Ne nuk po bëjmë shaka. Sali Berisha nuk e mori parasysh ultimatumin e SHBA. Të tjerët në parti duhet ti thërrasin mendjes. Të mos hiqen si patriotë. Ne po tentojmë të futemi në botën e globalizuar.
Kjo është kundër frymës së shqiptarëve që duan të futen në BE. Lideri i botës po na e thotë qartë. Ky njeri nuk është i dëshiruar për ne. Ka ardhur një kohë e re.
Shpresoj që ka hyrë uji i SHBA në “mullirin e Bashës”. Ai e bëri një hap, duhet ta kishte bërë më përpara. Mbase duhej të ishte konsultuar, të mos e bënte natën (përjashtimin e Berishës)”, tha Fatos Klosi.
Klosi nuk e përjashton thirrjen e protestave nga Sali Berisha, por shpreson që populli të “jetë i lodhur me ish-kryeministrin.
“Do ta marr në rrugë pushtetin, thotë Berisha. Me molotov, me gjëra të tilla. Shpresoj që ky popull të jetë i lodhur”, theksoi ai.
Sipas Klosit, Berisha ishte njeriu më i rëndësishëme dhe kur ishte në opozitë, por tashmë koha e tij ka mbaruar.
“Çfarë do na sjellë ne Sali Berisha? Jam dëshmitar, Berisha ishte njeriu më i rëndësishëm edhe kur ishte në opozitë. Këshilli i Sigurimit ishte mbi qeverinë, në sektorin e sigurisë.
Në ato vite e shkëputi Shkodrën nga Shqipëria. Ai mbushte sheshet. Policia ishte në alarm të vazhdueshëm. Ai edhe në opozitë ishte shumë i rëndësishëm. Por tani amerikanët, miqtë e tij, i thanë boll. Ata që duan ta kuptojnë, e kuptojnë”, deklaroi Klosi!/m.j