Gjuha e trupit/ Flet gazetari: Kush doli më i fituar Rama apo kryeministri holandez?

Në një takim zyrtar apo në ndonjë përballje mes shtetarëve, ajo që i mëshojnë nuk janë vetëm deklaratat, por edhe mënyra e sjelljes së tyre, në atë që cilësohet si gjuha e trupit.

Dhe takimi i djeshëm mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Mark Rutte të Holandës në Tiranë ishte tejmbushur me gjeste të tilla që në një farë mënyre tregojnë dhe supermacinë e liderëve.

Ksenofon Ilia, gazetari i Top Channel ishte i ftuar në emisionin Breaking për të folur pwr gjestet që përmblidhen në gjuhën e trupit. Për gazetari Ilia, Rama në takimet e veçanta në zyrën e tij me kryeministrin holandez tregoi se ishte në ankth përpara Rutte, pavarësisht se donte tregohej se ishte komod.

“Ka një ankth para pozicionit të Rutte. Krenaria e tij zyra e Ramës, nëse do të ishte Berisha, Meta apo Basha dikush tregonte rakinë e Skraparit, dikush tjetër ndonjë gjë nga Tropoja apo brilantinën holandeze. Është më se e kuptueshme që Rama e ka atë siklet përpara tij, se ai vjen me një status tjetër, është normale të vesh përpara një fuqie të tillë si Holanda që na ka bllokuar në BE”, tha Ilia.

Edhe në bisedat në zyrë si për letrën e treguar nga Rama për Papën, pikturat apo objektet e tjera të vendosura si suvenire, për bashkëbisedimin, Ilia u shpreh se pavarësisht se kryeministri shqiptar donte të tregonte se ishte i çlirët ai nuk e realizoi dot atë.

“Më i çlirët është sigurisht kryeministri holandez, është më komod, ka Holandën në BE, ishte superior. Sigurisht Rama ishte në siklet në këtë takim. Ka momente që tregojnë se Rama ishte në ankth bëjnë gjëra të tilla, do të duket se ishte superior, e aty tregon se ishte inferior. I ftuari që ka potencë nuk i lë asnjëherë krahun e djathtë në foto. Aty ai tregoi inferioritet”, theksoi gazetari.

Sipas tij, gjatë një komunikimi jo verbal,  56% e zë  gjuha verbale, 7 për qind ka vetëm fjala pjesa tjetër janë gjuha e trupit.

Gjuha e trupit/ Flet gazetari: Kush doli më i fituar Rama apo kryeministri

Gjuha e trupit/ Flet gazetari: Kush doli më i fituar Rama apo kryeministri

Gjuha e trupit/ Flet gazetari: Kush doli më i fituar Rama apo kryeministri

Gjuha e trupit/ Flet gazetari: Kush doli më i fituar Rama apo kryeministri

Back to top button
LAJMET E FUNDIT