VIDEO/ Momenti i aksidentit të aktorit Gaz Paja

TIRANË-Dalin pamjet e momentit të aksidentit të aktorit të njohur të Portokallisë, Gazmend Paja

Pamjet janë siguruar nga Dosja.al videon e plotë të momentit të aksidentit, në të cilin është përfshirë aktori Gazmend Paja gjatë paradites së sotme. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, aktori po qarkullon me motomjetin e tij dhe në momentin një makinë ka marrë kthesën.

Duke i rënë derës së pasagjerit, motori më pas është plasur në tokë, por fatmirësisht aktori ndodhet në gjendje të mirë për jetën, por gjithsesi po merr mjekim në spitalin e Traumës në Tiranë.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT