Asnjë vend bosh! Anglia e pret Shqipërinë me rekord tifozësh në stadium

Biletat në shitje ishin nga 10, deri në 100 paund, por sot Federata Angleze bëri të ditur se të gjithë ato që ishin nxjerrë në shitje për publikun e gjerë, kishin “avulluar”. Kështu, stadiumi prej 90 mijë vendesh, rezulton të jetë në teori me kapacitet të plotë për sfidën ndaj kuqezinjve.

Rekordi në stadiumin legjendar është 89974 persona në finalen e Kupës FA në vitin 2008 dhe shifra të përafërta priten edhe për ndeshjen e kuqezinjve, gjithmonë nëse Federata Angleze vendos që të shpërndajë të gjithë biletat që u rezervohen zakonisht sponsorëve apo kompanive me të cilat ka kontrata.

uem,bli

Por gjithsesi, do të jetë padyshim ndeshja me më shumë tifozë në historinë e përfaqësueses shqiptare, e cila deri tani kishte luajtur në stadiume të mëdha, por kurrë me një kapacitet të tillë dhe me një prani të konfirmuar tifozësh kaq të lartë në numër. Shqipëria luajti ndaj Francës në “Stade De France” me 77655 tifozë të pranishëm në vitin 2019 e duket se kjo shifër do të tejkalohet në duelin e të premtes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT