Kasaforta brenda PD-së që “fsheh” firmat e Berishës/ Nga nesër janë të aksesushëm nga…

Ditën e djeshme, Sali Berisha, e quajti ditën e dytë më të rëndësishme pas kryengritjes së 1991.

Ai dorëzoi 4200 firmat e mbledhura për mbajtjen e Kuvendit të PD.

Formularët e dorëzuar në PD nga ana e ish-kryeministrit, Sali Berisha do të jenë të aksesueshëm për mediat dhe të gjithë qytetarët e interesuar duke nisur nga nesër. Lajmi u dha në Open në Top Channel mbrëmjen e sotme.

Gazetarët e emisionit Open në Top Channel arritën të hynin në zyrën e Edi palokës, aty ku gjenden në kasafortë 4200 formularët e mbledhur nga lideri historik i PD dhe mbështetësit e tij.

“Duke filluar nga dita e nesërme formularët do jenë të aksesueshme për gazetarët për mediat, për këdo”, tha Eni Vasili.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT